Faqja e parëStudentët

PROCESI I BOLONJËS

SFIDA E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

  1. Procesi i Bolonjës

 Studimet univeristare në Evropë janë duke iu nënshtruar një revolucioni. Institucionet evropiane të arsimit të lartë kanë pranuar sfidën dhe kanë ndërmarrë një rol kryesor për ndërtimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë, nëpërmjet realizimit të procesit të Bolonjës, që numëron deri sot shtatë hapa të rëndësishëm dhe ku dokumentet më të rëndësishme janë:

•  Magna Charta Universitatum : “Mbi rolin që duhet të luajnë Universitetet në një shoqëri gjithnjë e më të ndërkombëtarizuar” (Bolonjë, 18 Shtator 1988).

•  Konventa e Lisbonës : “Për njohjen e kualifikimeve profesionale të arsimit të lartë në rajonin e Evropës” përpiluar nga KE dhe UNESCO (8 -11 Prill 1997).

•  Deklarata e Sorbonës : ‘Harmonizimi i arkitekturës së sistemit të arsimit të lartë evropian” Paris, Sorbonne, 25 Maj 1998)

•  Deklarata e Bolonjës : “Ndërtimi i Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë” (Bolonjë, 19 Qershor 1999).

•  Kongresi i Salamankës : “Formimi i Hapësirës Evropiane të Shkollimit të Lartë” Salamanka, 29 - 30 Mars 2001.

Faqja e parëStudentët